| |
|
Tradita
e argjendarisë në Berat -
Kastriot
Dervishi
Zeja
e argjendarisë ka qenë mjaft e zhvilluar në qytetin
e Beratit. Stolitë prej argjendi e ari i njohim nga gjetjet
arkeologjike, i ndeshim në monedhat prej ari e argjendi.
Qyteti më i zhvilluar nga pikëpamja ekonomike në
fund të shek. XVI ishte Berati, i cili kishte mbi 1 000 shtëpi
dhe më shumë zejtarë e tregtarë se qytetet
e tjera (638 zejtarë e 13 tregtarë). |
|