Muzeumet Kombetar Berat Muzeu Ikonografik Onufri Muzeu Etnografik Arkeologjia English Shqip
 
     

Qendra e Muzeumet Kombetare Berat - Aktivitete

Ikonat e muzeut "Onufri" prezantojne Beratin ne UNESCO

Nga data 5-14 shtator 2006 në selinë qëndrore të UNESCO-s në Paris u organizua për here të pare, një aktivitet mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit, si qytet kandidat për regjistrim në listen e Trazhgimisë Botërore të UNESCO-s, Berati si qyteti i vazhdimësisë historike, i tolerances fetare dhe i diversitetit kulturor
Drejtimi i Delegacionit Shqiptar nga Ministri i Jashtëm z. Besnik Mustafaj, tregon seriozitetin e Qeverisë Shqiptare dhe kujdesin e Ministrit te Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Bujar Leskaj për qytetin e Beratit
Në përbërje të delegacionit ishin Prefekti Beratit z. Roland Bejko, Kryetari i Bashkisë së Beratit z. Fadil Nasufi, Ambasadoria e Shqipërisë në UNESCO zj. Tatjana Gjonaj, Këshilltaria e Presidentit për Kulturën zj. Tatjana Perlaku, Drejtori i Monumenteve të Beratit z. Ajet Nallbani, Drejtori i Qëndrës Kombëtare të Muzeumeve Berat z. Kastriot Dervishi.
Më 5 shtator 2006 delegacioni shqiptar i drejtuar nga Ministri i Jashtëm z. Besnik Mustafaj u prit në takim në zyrën e Presidentit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Dr. Musa Bin Jaafar Bin Hassan dhe më pas në takim me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, Koichiro Matsuura dhe në ora 18.00 në sfondin e piktures murale të Pablo Piccasso, z. Matsuura celebroi ekspozitën me ikona origjnale dhe fotografi nga Berati duke mbajtur edhe fjalën kryesore në të cilën u shpreh për vlerat e Beratit, dhe rëdësinë e regjistrimit në trazhegiminë kulturore të botës. Ministri Mustafaj në emër të Qeverisë Shqiptare, theksoi angazhimin e shtetit shqiptar në ruajtjen dhe konservimin e vlerave të rralla të qytetit të Beratit. Prefekti i Beratit Bejko, në fjalën e tij vuri theksin në Në Restorantin e UNESCO-s Ministri i Jashtëm z. Mustafaj dha një pritje koktejl dhe në sallën qëndrore në orën 20.00 në prani të 1500 spektatorëve sopranoja e mirënjohur Shqiptare Inva Mula në një koncert lirik, ku të gjitha pjesët ishin shqiptare, dhe kuarteti drejtohej nga violincelisti shqiptar Arben Skënderi.
Me shumë interes u prit ekspozimi i pesë ikonave te Muzeut Kombëtar “Onufri” dhe fondit te monumenteve te Beratit
1. Shën Mëria me krishtin shek. XVI Onufri
2. Darka e fundit shek. XVIII anonim
3. Burimi jetëdhënës shek. XVII anonim
4. Shën nikolla shek. XV anonim
5. Strategu shek. XVI Nikolla Onufri ( I biri)
U ekspozuan 40 fotografi nga qyteti i Beratit, peisazhe, monumente kulti, objekte arkeologjie, etnografia e qytetit, foto të kodikëve, foto të freskave bizantine etj. Në përfundim të ekspozitës iu falën disa foto për mjediset e UNESCO-s, autoriteteve kryesorë, si dhe libra dhe albume nga Berati. Në emër të delegacionit shqiptar ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i dhuroi Drejtorit të Dërgjithshëm z. Matsuura një peisazh nga Berati të piktorit Kastriot Dervishi për koleksionin e UNESCO-s. U dhuruan 30 CD me vlerat e Beratit. Në ambientet e selisë qëndrore të UNESCO-s u vendosën gjatë 13 ditëve munitorë me DWD nga Berati. Ekspozita u financua nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve nën kujdesin e Ministrit Bujar Leskaj.

Komiteti i Trazhgimisë Botërore
Komiteti i Trazhgimisë Botërore, i cili do të marrë vendim në vitin 2007 në Zelandën e Re, përbëhet nga këto vende:
1. Benini
2. Hollanda
3. India
4. Izraeli
5. Japonia
6. Kanadaja
7. Kenia
8. Kili
9. Republika e Koresë
10. Kuba
11. Kuvajti
12. Lituania
13. Madagaskari
14. Maroku
15. Ishujt Mauricius
16. norvegjia
17. Peruja
18. spanja
19. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
20. Tunizia
21. Zelanda e Re
Gjatë mbledhjes së fundit të këtij Komiteti në Vilnius, Lituani, korrik 2006, President u zgjodh Zelanda e Re, Zv/Presidentë: Benini, Kuba, Japonia, Norvegja, Maroku dhe Raportues: Kanadaja.

 
 
 
  home | drejtori | contact us