
Muzeu Kombëtar Onufri është përshtatur
në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën
Mërisë”, në Kalanë e Beratit, që
prej 27 shkurtit të vitit 1986.
Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave
të pikturës shqiptare të shek.XVI.
Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në
lagjen Kala, ka qënë katedralia e qytetit Katedralia
është monumenti më përfaqësues i
arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të
përzgjedhura nga një fond prej mëse 1500 objektesh
që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve
të Shqipërisë, dhe të qytetit të
Beratit, ku 106 janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike,
dhe u përket piktorëve ikonografë shqiptarë
që kanë krijuar në shekujt XIV – XX:
Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David
Selenica, Kostandin Shpatarakut dhe Çetirët (
Gjergji, Nikolla, Johani, Naumi, Gjergji i riu), dhe të
shumë piktorëve të tjerë anonim.
Ikonabartësin e katedrales së Beratit e ka gdhëndur
mjeshtri Naumi nga Lavdari i Oparit dhe mjeshtër Stefan
Barka nga Misrasi i Oparit, në mesin e shekullit të
XIX-të,