Është i organizuar ne vitin 1979 në një
banesë me arkitekturë popullore beratase. Ky tip
banese është ndërtuar kryesisht nga shtresa
e pronarëve të tokave, të cilët jetonin
në qytet me rentën feudale.
Është banesë dykatëshe, me çardak
në një krah.
Kati përdhes, hajati, është i pabanuar.
Lidhja me katin e dytë është bërë
me shkallë guri njëfishe të ndërtuara
mbi qemerë në harkada guri.
Koha e ndërtimit i përket shekullit XVIII.
Është pjesë e krijimtarisë popullore,
e ideuar dhe ndërtuar nga mjeshtrat popullorë.
Vëmëndja kryesore në këtë banesë
i kushtohet volumeve të hapura të hajatit dhe çardakut.
Kjo banesë është e pajisur me orendi të
palëvizshme që shërbejnë për ruajtjen
e objekteve shtëpiake, si kamare, sergjenë, dollapë
muri, musëndër-mafil, pus, oxhakë etj.
Kjo ndërtesë ka disa dhoma që shërbenin
për ndëjtje, punë, ngrënie, fjetje, gatim
etj.
Mjedisi i jashtem i këtij muzeu dallohet për kombinimin
natyror me objekte masive muzeale. Krahas pusit, është
vendosur mëngra (mulliri shtypës), si dhe presa
e drunjtë që e shtrydh ullirin për nxjerrjen
e vajit.
Gjithashtu ka shumë enë masive qeramike që
kryesisht përdoreshin për mbajtjen e lëngjeve.