 |
|
|
| |
Muzeumet
Kombetare Berat - Arkeologjia
Treva e Beratit, përfaqëson shkencërisht kulturën
para ilire dhe ilire, e cila lulëzoi duke i rezistuar
kulturave Greko Romane.
Kjo kulturë, përfaqësohet aktualisht me shpellën
e Katundasit, me 12 vendbanimet e fortifikuara antiko dhe
mesjetare si dhe me rreth 300 qendra dhe pika arkeologjike.
Ky material është i evidentuar skeduar dhe i vendosur
në artën arkeologjike.
Në bazë të vëzhgimeve del se, paraardhësit
tanë vendbanimet, ndërtimet dhe qendrat e tyre,
i vendosnin në bazë të një “ndjesie”
shkencore.
Ndërsa, në lidhje me strukturën, vendbanimet
e fortifikuara janë vendosur kryesisht në brezin
antiklinar të Beratit si dhe atë të Tomorit.
Ky brez, përbëhet nga vargje me shtrirje 310 gradë
me 130 gradë në pjesën jugore dhe në drejtim
të veriut kalojnë në ozimute 340 gradë
me 170 gradë dhe në këtë shtrirje, të
gjitha fortifikimet formojnë një lakim të lehtë.
Interesant është fakti i vendosjes së vendbanimeve
të fortifikuara, urave dhe të ndërtimeve të
tjera.
Paraardhësit tanë, me sa duket, i njihnin mirë
konstruksionet tokësore. Ata e dinin mirë ku ishin
shtresat gëlqerore (karbonatet) dhe ishin të sigurtë
se do të gjenin vedbanime shpellore, në këto
formacione do të ndërtonin vendbanime të fortifikuara
si ai i Beratit , kalaja e Mbolanit, kalaja e Goricës.
Gjithashtu njihnin depozitimet flishore të Oligocenit,
ku mungojnë vendbanimet shpellore, por janë të
hapura si ai i Kozares, Perondisë, Lapardhasë, Bilçës
etj.
Duke pasur si qëllim ezaurimin e trevës së Beratit
është mbledhur një dokumentacion i shkruar, si
dhe shumë objekte arkeologjike. Në bazë të
studimit të tyre dhe punës konkrete në terren
del se, në këtë trevë ka shumë vendbanime
shpellore, vendbanime të fortifikuara si dhe të hapura.
Në këtë kontekst, në këtë trevë
janë zbuluar 6 shpella, 12 vendbanime të fortifikuara
dhe rreth 300 qendra dhe pika arkeologjike. Vendbanime shpellore
gjenden në karbohidratet e Katundasit, të Tomorit,
të Shpiragut si dhe pranë gurorës së Urës
vajgurore
Përsa i pëket vendbanimeve të fortifikuara është
bërë një dokumentacion i saktë shkencor
ku, disave prej tyre u është bërë planimetria.
Kryesisht këto vendbanime janë antike.
Kalatë kryesore të kësaj treve janë: Kalaja
e Beratit, e Biftës, e Goricës, e Mbjeshovës,
e Dimalit, e Balibardhës, e Tomorit, e Mbolanit, e Vokopolës,
e Peshtanit, e Temanit dhe e Velabishtit. Në kalatë
e Beratit, e Dimalit, e Mbolanit dhe Goricës janë
bërë gërmime arkeologjike. |
|
 |
|
| Kalaja
e Gorices |
|
| |
|
 |
|
Ene
prej balte |
|
| |
|
 |
|
Cekan
prej guri |
|
|