Muzeumet Kombetar Berat Muzeu Ikonografik Onufri Muzeu Etnografik Arkeologjia English Shqip
 
 

Qendra Kombetare e Muzeumeve Berat - Aktivitete

EKSPOARTIZAN 2007

  
        Qyteti i Beratit, është i njohur si një nga qytetet kryesore të kulturës dhe traditës të Shqipërisë. Duke pasur këtë trashgimi kulturore krijon kushte të favorshme edhe për zhvillimin e turizmit kulturor. Por ajo që ne kërkojmë ta rigjallërojmë sot, është infrastruktura në shërbim të këtij turizmi dhe pikërisht resurset kulturore, ku bëjnë pjesë edhe prodhimet artizanale, të cilat kanë qënë pjesë substanciale e jetës së përditshme, dhe e mënyrës së jetesës, ka qënë veprimtaria themelore jetësore e shumë brezave në shumë shekuj.


        E vërteta është se Berati, është qytet me vlera të garantuara, vlera që po e çojnë drejt shpalljes pasuri botërore. Kjo situatë ka sjellë edhe vlerësimin shumë të madh të MTKRS, e cila për herë të parë ka shpalosur strategjinë e saj për zhvillimin e turizmit kulturor, dhe Berati si një qëndër shumë e rëndësishme e këtij turizmi.
Pak a shumë artizanët në mënyrë
sporadike, kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e vazhdimit të traditës, dhe konkretisht në Berat ka filluar në një fare mënyre të lëvrohen disa nga këto zanate. Por ajo që është kryesoria janë të paktë ata që duhet t’ua trashegojnë, dhe pikërisht mjeshtrit e vjetër.
Në ditën ndërkombëtare të muzeve QKM Berat (muzeumet Onufri dhe Etnografik) organizuan ekspozitën dhe panairin e artizanëve të Beratit, të titulluar Ekspoartizan 2007.


        
EKSPOARTIZAN 2007, ishte ekspozita në formën e një panairi me prodhimet e zejtarëve të Beratit, kishte për qëllim të shfaqte qartë tablonë e zhvillimit të zejeve të traditës në momentin aktual, dhe vënien e tyre në shërbim të strategjisë së muzeumeve tona si dhe në shërbim të turizmit.
Ekspoartizan kishte për qëllim të ndihmonte komunitetin në njohjen e vlerave të mjeshtërve të vjetër të Beratit, të cilët ushtrojnë aktualisht këto profesione, si dhe sensibilizimi i mjeshtrave të brezit të ri.

 

       Në këtë panair morën pjesë 45 mjeshtër me 306 objekte të të gjithë profesioneve të vjetër si: gdhëndje në dru, rrahje në metal,
punime të drurit, gdhëndje në gur, samarxhinj, kalldrëmxhinj, kovaç, qendistar, punime tezjahu, ikonograf, argjendar, qirixhinj etj.
Ekspoartizan u organizua në ambientet e galerisë së arteve “Edward Lear” Berat, nga data 18 maj deri 20 maj.




       U organizua edhe një ekspozitë fotografike me momente nga puna në dyqanet, studiot, vëndet e punës së arizanëve, si edhe me prodhime të cilat nuk mund të ekspozoheshin si: tavane, çesma guri, kalldrëmxhinjt, kollona guri, etj.
Në bashkëpunim me TV-në lokal “Onufri” u përgatit edhe një DVD që pasqyronte momentet e punës së artizanëve beratas.
Po përgatitet harta e vendndodhjes së vendeve të punës së zejeve më autentike si kovaç, punues qilimash, kazanxhinj etj, për t’u bërë të vizitueshëm nga komuniteti dhe operatorët turistik, të interesuar. Këto janë profesione në zhdukje e sipër dhe mjaft interesant në shërbim të turizmit.

Pamje nga EkspoArtizan
(kliko mbi foto)


Qëndistar



Kazanxhi




Qilimpunues




Punime me thupër



Ikonograf



Punime argjendarie (fondi)


 
 
     
  home | drejtori | contact us