| |
|
Qendra
e Muzeumet Kombetare Berat - Aktivitete
BERATI
DHE TURIZMI
“ Berati dhe Turizmi “
u realizua nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë
dhe Sporteve, në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit
në date 15 Dhjetor 2005.
Problematika e evidentuar nga Sezoni Turstik 2005 dhe detyrat
që shtrohen për zgjidhje për të pasur një
Sezon të mbarëTuristik për vitin 2006.
Por nuk mund të këtë zgjidhje të drejtë
të problemeve me një strategji aktuale, që ka
shërbyer vetëm si një draft burokratik, e pa
përfunduar dhe me një koncept zhvillimi tashme të
tejkaluar.
Koncepti i ri i cili plotëson Strategjinë 2002-2012
formulohet:
“ Strategjia për Zhvillimin
e Turizmit Kulturor dhe Mjedisor “ dhe mbi
këtë platformë është bazuar Plani i
Veprimit afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë
i Zhvillimit të Sektorit tëTurizmit në Shqipëri.
Takimet e dyta në po këto qytete do të jenë
në muajin Mars dhe takimet e treta në muajin Maj do
të raportohet për detyrat e ndërsjellta midis
Pushtetit Qendror dhe atij Vendor. Duke qënë se ka
një gamë të gjerë të problemeve Ministria
e TKRS-ve do të koordinojë punën me të gjitha
dikasteret të cilat ndikojnë direkt në mbarëvajtjen
e turizmit, si edhe në organizmat e huaja,OJF-te dhe institucionet
shkencore.
Paraqitja e tematikës :
Në këndvështrimin e drejtimit të ri strategjik
Z. Leskaj u përqendrua kryesisht në Planin konkret
të Veprimit dhe disa prej çështjeve të
domosdoshme për mbarvajtjen e sezonit siç janë:
Vendosja dhe publikimi
në qytet dhe rajon i rrugëve dhe aktiviteteve të
rekumanduara për turizmin.
Krijimi i Zyrës së
Informacionit Turistik, e cila do të shërbejë
për t`u lidhur në mënyrën e duhur me turistët
dhe do t`i furnizojë këta me një informacion
të plotë dhe të kompletuar turstik.
Përmirësimi i
aksesit kulturor në muzeumet e qytetit dhe institucionet
e tjera kulturore në drejtim të unifikimit të
orareve, plotësimit me informacion shpjegues në favor
të toure-ve turistike etj.
Mbështetja
rivlerësimi dhe publikimi i ngjarjeve kulturore
dhe festivaleve lokale.
Një tjetër domosdoshmëri doli trajnimi i menazherëve
për këto aktivitete të cilat kërkojnë
ekspertizë menazhimi të sofistikuar.
Trajnimi i profesionistëve dhe
personelit të mikpritjes.
Në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës,
u kërkua restaurimi dhe mirëmbajtja e rrugëve
të cilat mundësojë vajtjen e turistëve në
monumentet e kulturës.
Vendosja profesionale
e sinjalistikës rrugore që tashmë kërkohet
jo vetëm për drejtimet në qytet por edhe për
monumentet e kulturës dhe zonat natyrore.
Ministri Leskaj përmëndi
disa shqetësime të identifikuara nga tour operatorët
ndërkombëtarë, autorët e guidave turistike
dhe nga ekspertët tanë lokalë që kanë
të bëjnë me parandalimin e rreziqeve fizike për
vizitorët.
U kërkua fillimi i proçesit të evidentimit
dhe liçensimit të njësive akomoduese dhe të
agjensive turistike, punë e nisur nga Enti i Turizmit.
Kryetari i Bashkisë Berat,Z.Fadil Nasufi
bëri një pasqyrë të zhvillimit të turizmit
dhe kërkoi ndihmë në drejtim të fondeve
të infrastrukturës dhe të përmirësimit
të imazhit dhe të botimeve në drejtim të
përmirësimit të imazhit dhe të produktit
turistik të qytetit.
Drejtori i Institutit të Monumenteve të
Kulturës,prof.Apollon Baçe, njohës
i vjetër dhe studiues i apasionuar i qytetit të Beratit
në kumtesën e tij trajtoi probleme të nocioneve
të turizmit kulturor,evidentoi vlera të rëndësishme
të asambleve dhe monumenteve të kulturës qytetare
beratase,si dhe premtoi një punë intensive të
institutit që ai drejton dhe të Drejtorisë Rajonale
Berat për restaurimin mbi bazën e kritereve të
reja dhe hartimin e projekteve të domosdoshme në favor
të turizmit për këtë qytet.
Prof.Emin Riza i cili foli për
përgatitjen e dosjes për UNESCO.
Drejtori i Kontrollit të Cilësisë dhe Monitorimit
në Entin e Turizmit Z.Arben Golemi trajtoi
çështjet e kthimit në destinacion turistik
të Akropolit të Kalasë së Beratit ,në
Pazar Mesjetar dhe të disa shtëpive të asamblit
të Mangalemit në njësi akomoduese dhe atraktive.Gjithashtu
ai theksoi domosdoshmërinë e ndërhyrjeve të
duhura për përmirësimin e pejsazhit muzeal të
Qytetit.
Z.Ajet Nallbani-drejtor rajonal të
monumenteve të kulturës demostroi dy shëmbuj
të kthimit në njësi akomoduese në favor
të turizmit familjar të shtëpive muzeale.
Z.Kastriot Dervishi, Drejtor i Muzeumeve Berat
, trajtoi temën ‘Rigjallërimi i Prodhimit artizanal
në qytetin e Beratit, një projekt në vazhdim
‘ projekt që do të përkrahet edhe nga INTERREG
III.
Prefekti i qarkut z.Roland Bejko arriti
të theksonte vlerat turistike të qytetit duke realizuar
një paralelizëm midis dy qyteteve muzeale të
Gjirokastrës dhe Beratit.
Prof. Dhori Kule foli për realizimin
me efektivitet të Buxhetit në favor të zhvillimeve
dhe projekteve dhe theksoi rëndesinë e turizmit në
zhvillimin ekonomik.
Prof. i assocuar Sazan Guri në
temën e tij sensibilizoi edhe një herë ndërgjegjen
e qytetarëve për të ringjallëruar Beratin
dhe Parqet e tij natyrore.
Kryetari i shoqatës së Agjensive turistike shqiptare
Z. Enver Mehmeti trajtoi çështje esenciale për
zhvillimin e turizmit.
Z. Besnik Ajazi promovoi DVD-në
kushtuar vlerave kulturore dhe historike të qytetit të
Beratit.
Në aktivitetet i cili u realizua në Galerinë
e Arteve të qytetit “ Edwuard Lear “
morën pjesë përveç përfaqësuesve
të Ministrisë, Bashkisë Berat dhe Entit të
Turizmit shumë institucione të tjera veçanrisht
përfaqsuesit e Shoqatës Hoteliere, Shoqatës dhe
Unionit të agjensive turistike, subjekte private që
operojnë në fushën e turizmit, përfaqësues
të organizmave ndërkombëtare dhe intelektuale
të interesuar për mbarëvajtjen e turizmit.
Aktivitetet e tjera të cilat shoqëruan takimin janë:
a. Mini-Panair i produkteve
ushqimore në favor të
turizmit, i souvenireve, gdhëndjeve të drurit,
qëndismave etj.
b. Prezantim I kostumeve
popullore beratase.
c. Ekspozitë fotografike
me pamje nga
Shqipëria dhe mini-ekspozitë me foto të ikonografisë.
d. Promovimi i librit “ Kuzhina Beratase “. Etj.
e. GEOALB e shoqëroi
të gjithë aktivitetin me pamje
ajrore të të gjithë trevës së Beratit
si edhe paraqiti foto
nga realizimi i të njëjtit aktivitet në qytetin
e Vlorës. |