Muzeumet Kombetar Berat Muzeu Ikonografik Onufri Muzeu Etnografik Arkeologjia English Shqip
 
     

Qendra Kombetare e Muzeumeve Berat - Aktivitete

Qëndra Kombëtare e Muzeumeve Berat në projektin “Musa Net”, Rrjeti Permanent i Muzeumeve të Adriatikut, në kuadrin e projektit Interreg III-A

   Më datën 11 Nëntor 2006 në ambientet e Muzeut Arkeologjik Kombëtar në Ankona, Itali u mbajt konferenca finale e projektit “Musa Net”, Rrjeti Permanent i Muzeve të Adriatikut, në kuadrin e projektit Interreg III-A.

   Merrnin pjesë përfaqësues të projektit nga Rajoni i Markes, Itali, Nga Qëndra për Mbrojtjen e Trazhgimisë së Kulturës në Serbi, Gradski Muzej Varazdin, Kroaci, nga Drejtoria rajonale e monumenteve Gjirokastër, Muzeu i Armëve në Gjirokaster, Muzeu i Shkodrës si dhe nga Qëndra Kombëtare e Muzeumeve Berat, e cila u përfaqësua nga drejtori i saj z. Kastriot Dervishi.

   Në këtë konference u prezantua siti www.musanet.net prodhim i bashkëpunimit të muzeumeve të Europës së Adriatikut, në të cilin përfshihet mjaft informacin për kulturën e shteteve të Adriatikut, si dhe një faqe e veçantë për Këshillin e Qarkut të Beratit si dhe së shpejti vendosja në link e website-it të Qëndrës Kombëtare të Muzeumeve Berat, www.beratmuseum.gov.al

 
 

 
  home | drejtori | contact us