Muzeumet Kombetar Berat Muzeu Ikonografik Onufri Muzeu Etnografik Arkeologjia English Shqip
 

Qendra Kombetare e Muzeumeve Berat - Edukimi

Projekt - Ide për reformimin e degës së arteve pamore në Shkollën e Mesme Artistike “Ajet Xhindole”

   Drejtuar:
Drejtorisë Arsimore Rajonale Berat


Vlerat e mëdha të artit dhe kulturës që ka qyteti i Beratit, por edhe momenti më i rëndësishëm i praglistimit të Beratit në trazhgiminë kulturore botërore, në UNESKO, kërkojnë ndryshime dhe reforma në disa institucione të rëndësishëm, dhe përshtatje me kërkesat e kohës për të kapur ritmin që kërkon sistemi demokratik. Një nga institucionet më të rëndësishëm të arsimit dhe kulturës të qytetit të Beratit është Shkolla e Mesme Artistike “Ajet Xhindole”.
Kjo shkollë që prej krijimit të saj në vitin 1981 ka përgatitur disa breza artistësh që i përkasin fushës së arteve pamore. Deri në vitin 1990 ka qënë konform politikave të sistemit komunist. Por me rënien e sistemit, kësaj shkolle iu hoq vetëm pjesa ideologjike e programeve, vazhdohet me të njëjtin ritëm. Po ai organizim i mëparshëm. Qëllimi që arrihet në ditët e sotme është po i njëjti, masivizimi i artit. Pra në sistemin demokratik ku vepron një sistem tjetër organizimi kulturor, punohet me metodat e të shkuarës. Mjafton të përmëndim vetëm një fakt: Specialiteti i Tekstilit që ju mësohet nxënësve iu merr atyre plot 18 orë mësimi në një javë, kur dihet që kombinati i tekstileve “Mao Ce Dun” ka plot 15 vjet që ka falimentuar . Specialiteti i Tekstilit është pjesë e rëndësishme e arteve pamore por në Berat nuk ka për tu ringjallur më. E solla këtë fakt për të ilustruar idenë time për një organizim të ri të Shkollës së Mesme Artistike, që most ë kemi shkollë për shkollë, por të kemi shkollë për dije. Në programin mësimor të kësaj shkolle, vetëm pjesa profesionale, për nga sasia e orëve zë një vend mjaft të rëndësishëm. Të katër vitet relizojnë plot 170 orë mësimi professional. Sasi e cila për mendimin tim është e domosdoshme për të realizuar idenë time.
Shkolla e Mesme Artistike “Ajet Xhindole”Berat dhe konkretisht Dega e Arteve Figurative duhet të vazhdojnë si qëllim kryesor përgatitjen e artistëve të rinj duke iu mësuar bazat themelore të Arteve Pamore, por njëkohësisht nxënësit që mbarojnë këtë shkollë duhet të dalin të përgatitur për tregun e punës. Jo të gjithë që mbarojnë një shkollë të mesme arti dalin artiste. Pjesa që nuk i ka mundësitë dhe talentin e duhur për tju përkushtuar artit të mirfilltë fare mire mund të bëhen profesionist të aftë në fushat e mëposhtme:

1.RESTAURIM
2.IKONOGRAFI
3.GDHENDJE DRURI
4.GDHENDJE DRURI
5.RRAFJE HEKURI
6.QERAMIKE

Kjo do ti japë mundësi nxënësve dhe qytetit të Beratit :

1.Mbas mbarimit të shkollës së mesme nzënësit të jenë të aftë për tregun e punës aq të muguar në Berat e në të gjithë Shqipërinë, për profesionet e traditës.
2.Do të bëhet e mundur vazhdimesia e traditës për fushat e mësipërme.
3. Shkolla e Artit do të mund të bëhet një qëndër e rëndësishne për përgatitjen e brezave të artistëve dhe specialistëve të fushave të mësipërme, pasi vetë qyteti ta jep këtë mudësi
4.Në perspektive të kthehet në shkollë kombëtare për përgatitjen e specialistëve në këto fusha.

Vetëm kjo ndërhyrje mund të shpëtojë këtë shkollë nga destinacioni i mbylljes që ka marrë për vite me radhë, jo nga shteti por nga mos preference e nxënësve për të ndjekur një shkollë që i lë në mes të rrugës dhe nuk janë të aftë për kërkesat e sistemit që kemi hyrë.
Përse duhen hapur këto specialitete?
Qyteti i Beratit është një nga qytetet që përsa i përket specialistëve të fushës së restaurimeve, ikonografisë, drurit, gurit, hekurit ka pasur gjithmonë mangësi të theksuara. Brezi i mjeshtrave të traditës është në shuarje e sipër. Kushtet aktuale të qytetit të Beratit, drejt futjes në UNESKO e kanë bërë më të domosdoshme ruajtjen dhe restaurimin e vlerave, por që të bëhet kjo duhen specialistë të kualifikuar.
Eshtë e nevojshme që të përmënd disa vlera të qytetit të Beratit siç janë tavanet e gdhëndur, portikët dhe kollonat e gurta, kangjellat, objektet e shumtë të qeramikës, ikonat e shumta familjare të cilat kërkojnë ndërhyrjen e dorës së specializuar. Këtë mund ta bëjë të mundur vetëm reformimi i Shkollës së Mesme Artistike të Beratit.
A ka potenciale kjo shkollë dhe qyteti Beratit që të realizojë këtë reformim?
Unë mendoj se mësuesit e kualifikuar dhe specialitë të këtyre fushave për të realizuar këtë reformë janë. Ajo që ne nuk kemi mundësi është, mosmbulimi i kërkesave të tregut të punës së specializuar në këto fusha, si dhe mundësia e zhdukjes së këtyre profesioneve. Vetë një reformë e tillë do ti jape mundësi ruajtjes së vlerave dhe vazhdimësisë së trazhgimisë.

DREJTORI
KASTRIOT DERVISHI

 
  home | drejtori | contact us